Një 54-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia Maliq, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një 37-vjeçari me të cilin është konfliktuar.
Një sherr për motive të dobëta ka agravuar në dhunë mes dy personave në Maliq të Korçës, ku një 54-vjeçar m iniciale M. R, ka goditur me mjet të fortë në kokë një 37-vjeçar.
Për pasojë është shpallur në kërkim 54-vjeçari, i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa 37-vjeçari pasi ka marrë plagë të rënda në kokë, është dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit.