‘Goditi me qëllim të qartë vrastar’, DOSJA hetimore: 16-vjeçarja Xhesika u qëllua 4 herë me thikë në gjoks nga babai! Nëna mes dhimbjes telefonoi: Vajza ime...

11 Maj 2023, 14:52| Përditesimi: 11 Maj 2023, 17:43

  • Share

Provat kundër 45-vjeçarit Taulant Malaj, bukëpjekësit shqiptar që vrau vajzën e tij 16-vjeçare Jessica dhe italianin 51-vjeçar Massimo De Santis natën mes të shtunës dhe të dielës së kaluar janë konsoliduar me shikimin e videove të kamerave në shtëpi. Ato kanë filmuar skenat në të cilat burri godiste vazhdimisht gruan dhe vajzën e tij me një vullnet të qartë vrastar.

Dokumenti zyrtar hetimor, i publikuar nga Ansa, evidenton qartë se sa i përket “vrasjes së Xhesikës së re 16 vjeçe, “e cila me guxim u përpoq në çdo mënyrë dhe deri në fund për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni brutal i të atit”, rezulton se “goditjet i janë shkaktuar edhe asaj vullnetarisht,  përballë, jo vetëm kur ndërhyri për herë të parë në dhomën e gjumit, por edhe kur agresioni vijoi në sallon”.

Në trupin e Xhesikës, shkruhet në dokumente, “katër plagë me thikë u gjetën në gjoks, në vendin e organeve vitale”.

 “Në të njëjtën mënyrë mund të shohim kokëfortësinë me të cilën ai sulmon gruan e tij duke e befasuar në mes të natës teksa ajo është në shtrat, duke lëshuar plagë të shumta me thikë edhe në pjesën e sipërme të trupit. E gjithë kjo ka ndodhur nën sytë e djalit më të vogël të çiftit”, thuhet në dokument.

Sipas hetuesve "metodat brutale të realizimit të fakteve tregojnë tek i dyshuari një pandjeshmëri absolute ndaj jetës njerëzore dhe një prirje të përbashkët për krime si mjet për të vërtetuar bindjet e tij dhe rolin e tij në të gjithë familjen".

Malaj u ka rrëfyer hetuesve se pasi vrau Massimo De Santis, për të cilin besonte se ishte i dashuri i gruas së tij kishte hyrë në dhomën e gjumit "ku ishte gruaja ime; e godita dhe ndërkohë hyri Xhesika, duke dashur ta mbronte nënën e saj. Kështu që unë godita edhe Xhesikën dhe e vrava. As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika e gjeti veten në kohën e gabuar. Të dy u arratisën nga shtrati në kuzhinë, ku unë vazhdova t'i godisja."

Malaj përdori një thikë të gjatë 18 cm. Gruaja e vrasësit, Tefta Malaj, e cila i mbijetoi atentatit pasi mbrohej nga Xhesika, ka bërë thirrje për ndihmë. Teksa telefonoi numrin 118 Tefta i përsëriti “thikë”, dhe kur operatori e pyeti nëse ishte goditur me thikë, gruaja mezi mundi të përgjigjej “po” dhe më pas shtoi: “vajza ime, vajza ime”./ Përktheu SHQIPTARJA.COM nga ANSA

Ora 16:48
Vrau vajzën e italianin, dëshmon sërish e Taulant Malaj: Gruaja kishte një vit që më tradhtonte, e vrava se u pushtova nga djalli! Xhesika hyri në mes në kohën e gabuar

‘Më erdhi djalli në kokë, kur pashë Masimon ulur në pragun e hyrjes sime’, thotë në dëshminë e dytë, Taulant Malaj, vrasësi i vajzës 16 vjeçare Xhesika Malaj, italianit Massimo Desanties 51 vjeç, dhe autor i plagosjes së gruas së tij Tefta Malaj 39 vjece në Itali. Malaj pretendon që e gjeti italianin tek dera, kohën kur kuptoi që bashkëshortja e tij po shkruante SMS në cel. Fillimisht e pyeti, 'çfarë do t’i tek pragu im'. Shqiptarin nuk e bindi përgjigja e viktimës, i cili u justifikua se kishte ngatërruar hyrjen, por nxitoi dhe mori thikën në kuzhinë, e sulmoi atë dhe e qëlloi 20 herë në trup dhe në kokë.

I gjakosur, siç e përshkruajnë mediat vendase, Taulant Malaj futet brenda me thikë në dorë, me qëllimin për të vrarë gruan në dhomën e gjumit. Thotë se nuk e kuptoi kur e bija, Xhesika i doli para në mbrojtje të nënës së saj, dhe e goditi edhe atë disa herë me thikë.

‘As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika e gjeti veten në kohën e gabuar.’- thotë ai.

Pasi mbaroi punë me Xhesikën, Taulanti nuk u ndal dhe donte të finalizonte misionin e tij për të vrarë gruan. Të dy bashkë u kacafytën nga dhoma tek kuzhina, ku ndodhej edhe djali 5 vjeç. Kur pa Teftën të shtrirë dhe të mbuluar me gjak, mendoi se vrau plotësisht.

Taulanti doli jashtë, dhe u kthye brenda duke filmuar masakrën. Në këtë moment kërkon të birin, të cilin avokatët mohojnë që kishte për qellim për ta vrarë. Në 01.52 e 7 majit, telefonata në 118 u bë nga Tefta Malaj. Në videot e filmuara nga autori Tefta shfaqet duke i thënë çfarë ke bërë, kurse ai ‘do tu vras të gjithëve' duke e akuzuar për tradhti.

Taulant Malaj u tha hetuesve se kishte parë me kamerat e shtëpisë takimet e gruas dhe fqinjit. Sipas tij nisi para një viti kur Tefta bëri një aksident rrugor me Massimon. Një ditë dëshmon Malaj, Massimo ma solli gruan tek furra duke thënë se ajo ishte e sëmurë, një ditë tjetër i bëri xhiro me Masserati, pastaj hanin dreka së bashku, e telefonoja dhe ajo nuk përgjigjej.

‘Një ditë tjetër gruaja ime dhe Xhesika shkuan në Termoli dhe makina e tyre u fik se kishte mbaruar bateria dhe ato thirrën për ndihmë Massimon dhe jo mua’, thotë Malaj.

Të gjitha këto sipas tij, ngritën dyshimin për tradhti, por ende hetuesit dhe avokatët e Malaj nuk kanë vërtetuar zyrtarisht këtë lidhje që dyshohet se u bë shkak për tragjedinë.

Mbrëmjen e së mërkurës Tefta Malaj është takuar me djalin 5 vjeçar për herë të parë pas ngjarjes. Ndërsa pak ditë më parë Tefta Malaj foli për mediat shqiptare duke thënë se babai kishte ngacmuar seksualisht vajzën 15 vjeçare dhe prej dy vjetësh Xhesika nuk i fliste babait të saj. Xhelozia që ajo dilte argëtohej me miqtë e saj ishin shkaku që e vrau tha Tefta Malaj.

‘Nga shtrati, të dy vrapuan në kuzhinë ku unë vazhdova të godas. Pas gjysmë ore dola nga shtëpia, pikërisht në hyrje të godinës dhe kuptova se çfarë kisha bërë. Menjëherë më pas do të kthehesha në realizimin e videos”.- tha ai.

Hetuesit italianë kanë rishkuar të gjithë kronologjinë e krimit të dyfishtë të kryer nga shqiptari Taulant Malaj dhe e kanë lënë atë në arrest me burg.

Në rindërtimin e dinamikës së ngjarjes është 24 orëshi mes 6 dhe 7 majit në godinën nr 32 në rrugën Palmiro Togliatti në Torremaggiore.

Bazuar në dëshminë e Taulant Malajt, të premten e 5 majit ishte grindur me gruan për fqinjin pasi e kishte parë të dilte me të. Të shtunën pasdite ka rrëfyer Malaj unë isha duke pirë kafe me miqtë kur telefonova gruan time dhe mësova se ajo ishte në një festë me fëmijët, por unë mendova se me Massimon. Mbrëmjen e të shtunës shkuam për të fjetur pasi kishim ngrënë darkë dhe një moment u ngrita pashë që ajo po bisedonte me fqinjin.

Foggia Today ka zbardhur dëshminë e plotë të Taulant Malaj ku në vijim thotë se: U ngrita, dola në shkallët sepse e dija se Massimo ishte gati të mbërrinte dhe në fakt ai u ndal në dyshemenë time në ashensor. E pyeta se çfarë po bënte me dyshemenë time dhe ai tha se ishte drejtuar në shtëpinë e gabuar, aty jemi grindur dhe i përsërita që nuk duhet të ketë lidhje me gruan time. Më erdhi djalli në kokë thotë shqiptari, dhe shkova të marr thikën duke e kapur italianin nëpër shkallë drejt shtëpisë së tij ku e goditi 20 herë.

'Më pas u ngjita në shtëpi, hyra në dhomën e gjumit ku ishte gruaja, e godita dhe ndërkohë hyri Xhesika duke dashur të mbronte nënën e saj. Unë godita edhe Xhesikën dhe e vrava. As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika e gjeti veten në kohën e gabuar. Nga shtrati, të dy vrapuan në kuzhinë ku unë vazhdova të godas. Pas gjysmë ore dola nga shtëpia, pikërisht në hyrje të godinës dhe kuptova se çfarë kisha bërë. Menjëherë më pas do të kthehesha në realizimin e videos”. 

Në 05.52 mbërrin telefonata në 118 nga Tefta Malaj, e cila me zë të dobët i pohon policisë se i shoqi i kishte goditur me thikë duke veçuar edhe vajza ime. Në videot e filmuara nga autori Tefta shfaqet duke i thënë çfarë ke bërë, ndërsa i shoqi thotë do tu vras të gjithëve duke e akuzuar për tradhti dhe thërret ku është djali.

Përveç videos së bërë nga autori pas krimit, hetuesit kanë administruar edhe tre video të tjera të krimit nga kamerat që ishin brenda apartamentit të shqiptarëve. Policia ka marrë dëshmitë vëllai dhe kunata e autorit, tre vëllezërit e Tefta Malaj, dy kolegë bukëpjekës me shqiptarin dhe tre fqinjë të tyre.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meka: 11/05/2023 16:48

    Mire ky po kjo pse nuk e ndante po sillte ket Italianin ne shpi sikur mos me qene asgje. Kjo nuk esht no i familje boheme qe jan avantgart, nga fshatrat e Laberise jane fundja. Cdreqin ben kjo gru me dashnor ne shpi dhe jo nje here por disa here. Psikopat ky por po ashtu narcisiste dhe e shoqja. Gjynah per femijet.

    Përgjigju
  • Artan: 11/05/2023 15:24

    Te semur mendor me fiksime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?