Foto ilustruese

Kronikë

E pazakontë në Durrës/ 39-vjeçari dhunon shërbimet e urgjencës që i shkuan për ndihmë, kërcënon edhe policët që e arrestuan

8 Prill, 10:31| Përditesimi: 8 Prill, 11:57

  • Share

Manzë- Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi goditi me send të fortë shërbimet e Urgjencës së Durrësit dhe autoambulancën që shkuan për t’i dhënë shërbim, në banesën e tij në fshatin Përlat, Manzë.

Blutë bëjnë me dije se gjatë shoqërimit për në komisariat, ai kërcënoi dhe kundërshtoi efektivët.

“Sapo janë njoftuar se një shtetas kishte goditur me send të fortë, shërbimet e Urgjencës së spitalit të Durrësit dhe autoambulancën me të cilën ato kishin shkuar për t’i ofruar asistencë mjekësore, në banesë, në fshatin Përlat, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat, është vënë në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. D., 39 vjeç, i cili gjithashtu, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kanosur dhe kundërshtuar, për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë”, njoftoi sot policia e Durrësit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?