Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka goditur me sende të forta një 64-vjeçar në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në fshatin Pulaj-Plazh. Sipas policisë, 64-vjeçari nuk ka rrezik për jetën, ndërkohë që vijon puna për të kapur autorin dhe zbardhur rrethanat.
“Rreth orës 12:30, në fshatin “Pulaj-Plazh”, shtetasi V. L., 21 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta shtetasin P. L., 64 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, njofton policia.
Komente
