Në fshatin Kurdari të Klosit, një 46-vjeçar me iniciale D. B. dhe një 60-vjeçar me iniciale S. L. po konfliktoheshin me njëri-tjetrin për çështje pronësie.
Gjatë konfliktit, 46-vjeçari ka goditur me gur dhe me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup bashkëfshatarit 60-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë janë nisur drejt vendngjarjes shërbimet e Policisë , ku është parandaluar në këtë mënyrë dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe është bërë i mundur arrestimi i 46-vjeçarit.