Gjykata e Kukësit

Kronikë

Goditi me sëpatë çiftin bashkëshortëve për një konflikt pronësie, 21-vjeçarja lihet në masën e sigurisë 'Arrest shtëpie'

8 Maj, 14:23| Përditesimi: 8 Maj, 16:35

  • Share

KUKËS- Gjykata e Kukësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun, 21-vjeçaren e përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 maj në fshatin Tpla të Hasit.

Seanca për caktimin e masës u zhvillua sot në orën 14:00, ndërsa asnjë prej të afërmve të saj nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Artjola Sallahu akuzohet se ka dhunuar çiftin e bashkëshortëve Jaku, të moshës 65 dhe 60 vjeç, duke i goditur ata me sëpatë për shkak të një konflikti gati 20-vjeçar për rrugën qe ndan dy shtëpitë e familjeve Jaku dhe Sallahu.

Si pasojë e dhunës, bashkëshortja është shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe, sipas burimeve, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e sotme. Konflikti mes familjeve ka marrë përmasa tragjike, pasi djali i çiftit të dhunuar, Ylber Jaku, i cili jeton në Angli, është kthyer në vend dhe ka qëlluar për vdekje Reshit Sallahun, vëllain e Artjola Sallahut, më 7 maj.

Burime jo zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se masa e butë e sigurisë ndaj 21-vjeçares është vendosur edhe për shkak të rrethanave të rënduara familjare pas humbjes së vëllait të saj në këtë konflikt.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?