Autobusi i KF Pogradecit

Goditi me shishe qelqi xhamin e autobusit të KF Pogradecit, arrestohet 22-vjeçari (EMRI)

27 Shkurt 2023, 11:12| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 11:34

  • Share

Një 22-vjeçar, i identifikuar si Xhoni Zhika është arrestuar pasi goditi me shishe qelqi xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi i futbollit tw Pogradecit. I riu po lëvizte me automjet, kur wshtw ndaluar pwr tw goditur me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi KF Pogradeci, pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, ditën e djeshme, në stadiumin Elbasan Arena.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit të marrë se pas përfundimit të ndeshjes së futbollit të zhvilluar ditën e djeshme, në stadiumin Elbasan Arena, ndërmjet skuadrave KF Pogradeci dhe KF Elbasanit, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në afërsi të Librazhdit, një shtetas kishte goditur me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi i futbollit KF Pogradeci, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij. Falë veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. Zh., 22 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv", njofton policia.

Nga goditja, nuk është dëmtuar asnjë nga futbollistët që ndodheshin në autobus. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?