Foto ilustruese

Kronikë

Goditi me shishe uji një lojtar gjatë ndeshjes ‘SkënderbeuU19- Partizani U19’, nisin kërkimet për kapjen e autorit

27 Prill, 10:18| Përditesimi: 27 Prill, 10:20

  • Share

Korçë- Policia e Koçës ka nisur kërkimet për kapjen e një personi i cili gjatë zhvillimi të ndeshjes ‘SkënderbeuU19- Partizani U19’ një ditë më parë ka ka goditur me shishe uji në drejtim të fushës.

Sipas njoftimit të bluve është dëmtuar lehtë një lojëtar i Partizanit.

“Më datën 26.04.2025, në aneksin e stadiumit "Skënderbeu", gjatë zhvillimit të ndeshjes "SkënderbeuU19- Partizani U19", një shtetas i pa identifikuar ka goditur me shishe uji në drejtim të fushës, duke u dëmtuar lehtë një lojtar i Partizanin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?