Kronikë

Goditi me thikë 38-vjeçarin pas një sherri, arrestohet autori në Tiranë! Policia i gjen edhe një kallashnikov (VIDEO)

27 Qershor, 10:51| Përditesimi: 27 Qershor, 17:48

  • Share

Tiranë- Një sherr mes dy personave është regjistruar në Rrugën e Kavajës, në kryeqytet. Si pasojë e konfliktit ka një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi goditi me thikë një 38-vjeçar.

Blutë bëjnë me dije se autori pas ngjarjes fsheu thikën dhe një kallashnikov që e kishte pa leje në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Fatmirësisht 38-vjeçari Florian Gremi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Florian Gremi, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, shtetasi Florian Gremi ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxxxxx: 27/06/2025 11:18

    Prit policin ta nxjerrin si te pafajshëm.. shqiperia ka marr fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?