Tiranë- Një sherr mes dy personave është regjistruar në Rrugën e Kavajës, në kryeqytet. Si pasojë e konfliktit ka një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi goditi me thikë një 38-vjeçar.
Blutë bëjnë me dije se autori pas ngjarjes fsheu thikën dhe një kallashnikov që e kishte pa leje në rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Fatmirësisht 38-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi:
F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente

Prit policin ta nxjerrin si te pafajshëm.. shqiperia ka marr fund.
Përgjigju