Gjirokastër- Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjiroksatrës pasi goditi me thikë një 49-vjeçar.
Në njoftimin zyrtar për mediat, blutë bëjnë me dije se incidenti u shënua një ditë më parë në lagjen "18 Shtatori".
I lënduari ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen "18 Shtatori", dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komente
