Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës gjatë ditës së sotme.
Autori i ngjarjes 30 vjeçari i identifikuar me inicialet D.K banues në Krujë pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës thikë një 36 vjeçar dhe ky i fundit banues në Krujë.
Ndërkohë në prangat e policisë ka rënë dhe një 31 vjeçar i identifikuar me inicialet Y.K banues në Krujë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me fjalë kushëririn dhe kunatën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komento