Bulqizë- Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga blutë e Bulqizës pasi goditi me thikë një 24 vjeçar.
I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D.T., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një shtetas 24- vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Komente
