Futbollisti i njohur Kylian Mbappe është bërë kryeqendra e vëmendjes në arenën e gjelbër, pak para ndeshjes së PSG - Strasbourg në javën e fundit në Ligue 1.
Sulmuesi francez, i cili është padyshim një nga emrat më të njohur në botën e futbollit nuk është vetëm një i ri i talentuar, i cili ka nisur të korr sukses në një moshë shumë të hershme por edhe një nga futbollistët me fansat më të zjarrtë.
Në mesin e tifozëve të PSG-së në tribunë, një fanse e Mbappe ka pasur shansin ta takojë personalisht ndonëse në një situatë jo dhe aq të bukur.
Gjatë nxehjes përpara ndeshjes sulmuesi 24-vjecar ka goditur aksidentalisht me top një tifoze nga tribuna, e cila u gjakos në fytyrë nga goditja që mori.
Mbappe shkoi menjëherë pranë saj për të parë nëse ajo ishte mirë dhe kur vuri re që vajza ishte gjakosur në hundë ai e mori drejt fushës, në mënyrë që stafi mjekësor ta mjekonte dhe të kujdesej për të.
Video ka bërë xhiron e rrjetit pasi gjesti i futbollistit të Paris Saint-Germain tërhoqi vëmendjen e fansave dhe tifozëve që ndodheshin në stadium.
Shpeshherë ndodh që në stadium tifozët të marrin ndonjë goditje nga topat dhe gjesti si ai i Mbappesë rrallë herë ndodh.
Sulmuesi francez Kylian Mbappé është një futbollist profesionist francez që luan si sulmues për klubin e Ligue 1 Paris Saint-Germain dhe kapiten i kombëtares së Francës. Ai është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në botë, pasi është i njohur për aftësitë e tij të driblimit , shpejtësinë e jashtëzakonshme dhe përfundimin.
Vidéo ⬇️ pic.twitter.com/rU3BqWMffK
— BLUE (@BLUE51939478) May 27, 2023