Pistoleta dhe sasia e municionit të sekuestruar

Goditi me tytën e pistoletës 37 vjeçarin në Tiranë, në pranga agresori (EMRI)

27 Qershor 2023, 09:08| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 09:27

  • Share

Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Thoma Filipeu”. Në pranga ka rënë 45 vjeçari Elton Duva i cili pas një konflikti të çastit me 37 vjeçarin R.H, e ka goditur këtë të fundit me tytën e pistoletës dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e përdorur gjatë ngjarjes dhe sasi municioni luftarak.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?