Një 46-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, pasi goditi një punonjës të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në ambientet e jashtme të këtij institucioni.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasin L. A., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës (specialist) të këtij institucioni. Vijon puna për kapjen e 46-vjeçarit”, njofton policia.
Ndërsa burime për Report Tv, bëjnë me dije se 46-vjeçari nga Kurbini, bashkëshorti i një punonjëse në Gjykatën e Lezhës, e ka goditur specialistin e këtij institucioni pasi ky i fundit kishte debatuar një ditë më parë për çështje pune me të.
Po këta specialistë arrestuan në flagrancë një 55-vjeçar pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa efektive të Policisë Rrugor arrestuan në flagrancë V. Gj., 55 vjeç, banues në Kurbin, pasi në aksin rrugor "Mamurras-Laç", u kap duke drejtuar motorin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Lajmi në përditësim...