Goditi për vdekje me makinë bashkëfshatarin, arrestohet 60-vjeçari në Mirditë, akuzohet për vrasje me dashje! Prej 1 viti ishin në konflikt

18 Shkurt 2021, 08:41| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 12:48

  • Share

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës, ku u aksidentua për vdekje Mark Gjeta 68-vjeç nga bashkëfshatari i tij, Mhill Gega. Pas verprimeve hetimore ka rezultuar se aksidenti ka qenë i qëllimshëm dhe në orët e pasdites të së mërkurës është prerë fletë arresti për autorin e ngjarjes Mhill Gega 60-vjeç banues në Bungaj.

Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje dhe materialet janë referuar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Lezhë. Sipas burimeve autori dhe viktima kishin patur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin prej më shumë se 1 viti dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe policia.

Madje pak kohë më parë Mark Gjeta bashkë me djalin e tij e kishin rrahur autorin e ngjarjes në banesën e tij dhe pas kësaj situatë konflikti mes tyre kishte agravuar edhe më tej. Trupi i viktimës u gjet në rrugën e fshatit Bungaj nga banorë të zonës të cilët njoftuan menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autori e ka goditur nga pas me makinë 68-vjeçarin dhe më pas është larguar, për t'u ndaluar nga policia pak orë pas ngjarjes. Fillimisht u dyshua për një aksident rrugor, por më pas u faktua se ngjarja kishte qenë e qëllimshme, kjo referuar dhe konflikteve të mëparshme që kishin patur autori dhe viktima.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?