Liman Shpendi duke goditur portierin

Goditi portierin në fushë, babai i Cristian Shpendit merr dënimin ekstrem në Itali

9 Janar, 13:53| Përditesimi: 9 Janar, 14:00

  • Share

Liman Shpendi është dënuar me tre vite qëndrimi jashtë çdo stadiumi në Itali dhe jashtë këtij vendi. Shqiptari që është babai i Cristian dhe Stiven Shpendit, dy sulmuesve të Kombëtares U-21 kërkoi falje që u fut në fushë dhe goditi portierin, por kjo nuk e ka shpëtuar nga dënimi i gjatë.

Episodi i pakëndshëm u regjistrua pasi përfundoi ndeshja e Serie C mes Cesenas dhe Olbias. Babai i futbollistit shqiptar, Liman Shpendi u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin e Olbias, Filippo Rinaldi. Ky i fundit gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar Cristian Shpendi dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i mbante nervat.

Tanimë Limani do duhet t'i ndjekë nga TV dy djemtë e tij. Stiveni luan me Empolin në Serie A dhe Cristiani me Cesenan. Veç Italisë, mediet tej Adriatikut bëjnë me dije se ndalimi i futjes në stadium është edhe jashtë këtij vendi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?