Gert Shehu dhe Sali Berisha

Goditi Sali Berishën, nesër shqyrtohet në Apel kërkesa e Gert Shehut për të lënë qelinë

27 Dhjetor 2022, 10:39| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 11:20

  • Share

Nesër në gjykatën e Apelit do të shqyrtohet kërkesa e Gert Shehut, 30-vjeçarit që goditi Sali Berishën, për të lënë qelinë. Seanca do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa avokatët e Shehut kanë kërkuar ndryshim të masës nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik.

Gert Shehu mori trajtim në spitalin e Traumës pas lëndimeve që iu shkaktuan nga goditjet pasi qëlloi me grusht Berishën. Shehu nuk ka ngritur padi ndaj truprojave të Berishës. Ditën e protestës së 6 dhjetorit, kur edhe u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Berisha u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor.

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. 

Gjithsesi Sali Berisha bën fajtor kryeministrin Edi Ramën. Ky version, u tha edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike. Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • andon: 28/12/2022 14:22

    Te egzaminohet dhe ti jepet mjekim i detyrueshem sic e parashikon ligji , mos e beni shembull nje te semure nqs esht . une Demokrat jam , dhe Berisha mjek esht . ti jepet nje mundesi mjekimi sic behet ne gjith boten .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?