TIRANË- Gert Shehu, 31-vjeçari, i cili qëlloi me grusht Sali Berishën do të vijojë të qëndrojë në burg. Në seancën që u zhvillua ditën e sotme, Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtjës për masë më të lehtë sigurie. Avokati kishte kërkuar ndryshim të masës nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ ose ‘shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik’, por prokurorja ka këmbëngulur që Shehu duhet të qëndrojë në burg derisa të dalin përgjigjet për ekspertizën e tij mendore, por edhe analizat toksikologjike për të kuptuar nëse në momentin e goditjes Gert Shehu ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Gert Shehu ka qenë dhe vetë i pranishëm në seancë dhe ka kërkuar që të kthehet në shtëpi, pasi është djalë i vetëm dhe ka ilaçet për të pirë. Në seancën nuk kanë qenë të pranishëm asnjë nga familjarët e 31-vjeçarit, apo përfaqësues të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nga ana tjetër, avokati i tij mbrojtës ka ngritur pretendimet se pala tjetër e ka falur, referuar këtu deklaratave publike të Berishës se e ka falur Gert Shehun, por gjykata nuk e ka marrë përsipër dhe gjyqtarja Elona Toro e ka lënë në qeli Shehun. 31-vjeçari është dërguar në paraburgim tek 311.
Pritet që të dalë përgjigja e ekspertizës së Gert Shehut, pasi në dokumentin e publikuar nga mjeku i tij thuhet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Më dokument thuhet se Shehu vuan nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”.
Gert Shehu, ditën e protestës së 6 dhjetorit, kur edhe u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, goditi me grusht në fytyrë Berishën. Por pavarësisht dokumentit në të cilin thuhet se Gert Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor, Berisha bën fajtor kryeministrin Edi Rama për sulmin ndaj tij.
31-vjeçari Gert Sehu që goditi me grusht Sali Berishën është lënë sot në burg nga Gjykata e Apelit. Shehu ka qenë i pranishëm në seancë. Ai ka thënë se do që të ikë në shtëpi se është djalë i vetëm dhe do që të marrë ilaçet.
Lironi heroin e te gjithe socialisteve shqiptare. Ky beri ate qe deshironte Edi Rama, u hakmorr per dhunen e treguar nga Berisha ne 1996, ndaj Edi Rames! Ky njeri eshte simbol i te gjithe ne socialisteve! Bravo Gert, je heroi yne, heroi i partise e cila u tregon grushtin te gjithe kundershtareve te saj!
PërgjigjuLegen idjot. Po te bien lotet tani si spurdhjak. Ta kishe vrare te pakten shpetonim edhe ne.
PërgjigjuKy njëri ka bërë atë xhest që secili shqiptar i ndershëm do kishte dëshirë ta bënte! Qoft ai grusht fillimi i një zgjimi nga populli, boll më politikan të pa prekshëm që shihen si "mbretër", si "Zot"... në gjuhën popullore thuhet "na e pruri në majë të hundës", jam i bindur që çdokush brënda vetes ka thënë "mirë ja bëri" por jashtë nuk e shpreh dot.
Përgjigju