Paratë e sekuestruara gjatë operacionit

Në rrjetë 4 grupe të trafikut të drogës, Prokuroria kërkon arrest me burg për 37 nga 45 të ndaluarit në Elbasan

1 Korrik 2023, 14:53| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 19:13

  • Share

Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45 personave të ndaluar më 29 qershor 2023 në sajë të operacionit të koduar “Rrjeti” ku u goditën 4 banda të trafikut të drogës.

Prokuroria kërkon të caktohet masa ‘arrest me burg’ për 37 nga të ndaluarit, ‘arrest shtëpie’ për 5 nga të ndaluarit dhe ‘detyrim paraqitje ‘3 persona’.

Një prej 52 personave të ndaluar si pjesëtar i njërit prej katër grupeve të shkatërruar është edhe Hekuran Gjeli, i shoqëruar më parë në polici për armëmbajtje pa leje  si pjesë e grupit të Çapjave. Gjatë ekzekutimit të urdhër-ndalimeve por edhe më herët, policia ka sekuestruar lëndë narkotike, para dhe armë.

Sipas policisë të arrestuarit ishin të ndarë në disa grupe kriminale! 11 prej tyre rezultonin të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale. 25 prej tyre kanë qenë të skeduar në vite, nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti. 10 prej tyre janë pjesë e grupeve kriminale, për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe sjelljes se tyre gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale.

Katër grupet kriminale, u goditën në kuadër të një operacioni antidrogë, të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd. Mes të ndaluarve janë edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. Ndërkohë 7 janë shpallur në kërkim.

Grupet kriminale, sipas drejtorit të policisë ne Elbasan, kryekomisar Ilir Proda, prodhonin, furnizonin si dhe shpërndanin lëndë narkotike. Hetimet për megaoperacionin kundër trafikut të drogës zgjatën për 3 muaj. Mbi 490 efektivë policie morën pjesë në operacion si dhe u kontrolluan dhjetra banesa dhe lokale. 

Në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’ u sekuestruan edhe 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane! Po ashtu u sekuestrua 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta.

45 të ndaluarit nga policia

  1. Joni Hasnjoku
  2. Durim Novaku
  3. Hysni Sadushi,
  4. Arsen Vishkulli, 
  5. Emiljan Dinja,
  6. Ledi Nergjoni,
  7. Erist Skilja 
  8. Gazmir Panxhi
  9. Gentjan Shabani
  10. Florenc Demiri
  11. Gavrosh Berati
  12. Rigert Kokoneshi 
  13. Ferdinand Sadushi
  14. Ahmet Kushi  
  15. Denis Darzeza
  16. Florenc Puto
  17. Storado Sadushi 
  18. Emre Puro
  19. Rezarta Isufaj,
  20. Shpetim Myrta
  21. Edor Hasanllari
  22. Andrea Gugu
  23. Armando Buzani
  24. Erind Hoxha
  25. Ilirjan Kume
  26. Sali Isufaj
  27. Klajdi Isufaj
  28. Igli Merko 
  29. Hekuran Gjeli 
  30. Xhuljano Gjyla
  31. Enea Hysenbelli 
  32. Leonard Tola
  33. Aldo Gjeli
  34. Esmirand Lici
  35. Xhulio Lluca
  36. Armand Lluca 
  37. Oltjon Çela 
  38. Sara Çepi
  39. Xhevit Bogdani
  40. Taulant Novaku
  41. Amarildo Sallaj
  42. Romarjo Bora 
  43. Rudolf Korumi 
  44. Mariglen Hida
  45. Fatmir Durbaku

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besjani: 01/07/2023 17:19

    Po grupi suelit u godit,apo kreshniku i ka shok ato

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?