Kronikë

Goditja e 4 grupeve kriminale shqiptare, Keti Banushi: Hetimet 2- vjeçare, personat e kapur të panjohur! Një efektiv policie i jepte të dhëna Alibejt nga TIMS

3 Qershor, 17:38| Përditesimi: 3 Qershor, 18:01

  • Share

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ka goditur një rrjet kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge dhe që drejtohej nga shqiptarë.

Lidhur me këtë operacion, e ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, gazetarja Keti Banushi tha se operacioni ishte i suksesshëm dhe se personat e kapur janë të panjohur në Shqipëri. 

'Ka pasur dhe policë finlandez në operacion përveç atyre të policisë shqiptar. Janë bërë shumë herë operacione me Italinë dhe kjo ishte një provë me Finlandën, ndërkohë që kanë qenë hetime 2- vjeçare. U arrestuan 9 persona, ndërsa njëri nuk u arrestua pasi u arratis. Emrat nuk kanë dal ende, kjo është një praktikë që po bënë Prokuroria e Posaçme, këta personazhe nuk njiheshin fare në Shqipëri. Janë emra të panjohur. Janë nga Vlora nga Kuçova dhe nga Berati. Ata në Finlandë ishin të proceduar kurse në Shqipëri bënin një jetë normale.

Ishte i suksesshëm si operacion dhe prokuroria thotë kemi prova të mjaftueshme për ti akuzuar ata. Dy vite hetime kanë bërë që ata të përdorin metoda të ndryshme. Kemi një hetim të mirëfillte që ata janë vëzhguar nga ana e hetuesve. Ata do të gjykohen në Shqipëri, sepse masa është marr nga Prokuroria e Posaçme. Do të kemi në Shqipëri një gjykim të tyre’, tha ajo.

Gazetarja Banushi komentoi edhe dëshminë disa orëshe në GJKKO të bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej për ‘Plumbin e Artë’. Ajo tha se Alibej ka dhënë të dhëna me rëndësi për trafikun e grupeve kriminale në Elbasan.

‘Ai ka dhënë detaje të rëndësishme për trafikun e grupeve kriminale që operonin në Elbasan dhe konflikti që kishte lindur nga ai trafik mes grupeve kriminale. Në Elbasan sipas tij policia ishte në atë periudhë nën ndikimin e grupeve kriminale. Ai ka pajisur me Sky ECC edhe efektiv të policisë, ata i jepnin të dhëna Alibejt nga sistemi TIMS. Ai teksa ishte në kërkim në momentin që iu vra vëllai është thirrur nga policia i është bërë një pakt që dëshmo dhe ne do të lëmë të lirë’, tha ajo.

Banushi tha se nga SPAK priten edhe operacione të tjera në vazhdim.

‘SPAK shumë çështje po i çon për gjykim. Kemi dosjen Partizani dhe hetime të tjera të përbashkëta siç janë edhe këto operacione që po bëhen me shtetet e tjera’, tha ajo.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?