Kronikë

Goditja e bandës së Suel Çelës, Romeo Kara: Ligj si antimafia italiane për pasurinë! Daci: Mafia shqiptare e zhurmshme, jo e fortë

3 Korrik, 22:19| Përditesimi: 4 Korrik, 09:38

  • Share

Goditja sërish e organizatës së Suel Çelës, të cilës i janë sekuestruar 4 mln euro pasuri në Itali ka qenë në fokus të emisionit ‘Frontline’.

Juristi Romeo Kara, tha se duhet që në Shqipëri të kemi ligj si antimafia italiane për pasurinë. Sipas tij, grupet kriminale shqiptare kanë lidhje edhe me politikën.

‘Politika shqiptare po fle mirë më krimin dhe kanë marr frymëzim nga ky tranzicion që e ka çuar shoqërinë në agoni. Unë shoh një ndërthurje të këtyre bandave me politikën dhe kapjen që bënë politika me krimin ndaj shtetit. Duhet që të jesh në këtë biznes që të kesh autoritet dhe të kesh lidhje me policinë dhe organet e tjera ligjzbatuese dhe të kontrollosh territorin por edhe më gjerë. Ne  kemi nevojë për një qasje tjetër, pra më shumë se i bënë dëm vetës kam hall mesazhin që përcjell që të rinjtë duan që të ndjekin këtë shembull që këta janë të fuqishëm dhe janë të paprekshëm dhe kot flasim ne për ligje ato janë në letra dhe shohim një retorikë boshe nga politika. Ne duhet që ti afrohemi atij ligjit të antimafias italiane për ata që nuk justifikojnë pasurinë’, tha ai.   

Avokati Jordan Daci, tha se veprimet për sekuestrimin e 4 mln euro pasuri është bërë nga autoritetet italiane dhe jo nga SPAK. Ai tha mafia shqiptare nuk krahasohet me atë italiane.

‘Sekuestron se ka bërë SPAK, por janë bërë veprimet nga autoritet italiane. Sa kohë nuk është provuar fajësia prezumohet i pafajshëm. Duhet që të kemi parasysh që ne nuk kemi në nivelin e mafias së vende të tjera, asnjë s’ka pasur një strukturë që mund të cilësohet si një lloj mafie. Ne kemi futur konceptin e grupit të strukturuar. Po ti krahasojmë grupet shqiptarët janë më të zhurshme, po ne nuk krahasohemi fare me mafian italiane, është një numër i vogël shqiptarësh sado që të jemi të rrezikshëm.

Mafia shqiptare në territorin shqiptar nuk ka aktivitet tipik mafioze, nuk po them që s’ka fare por maksimumi që ka pasur ka qenë trafiku i qenieve njerëzore dhe më pas filloi me narkotikët dhe me pas me trafikun e armëve. Tregu më i madh në botë është ai i pastrimit të parave’, tha ai.

Avokati Indrit Sefa tha se SPAK po bashkëpunon në kohë reale me agjencitë partnere ndërkombëtare, gjë e cila ka mundësuar realizimin e disa operacioneve të rëndësishme.

‘SPAK ka një bashkëpunim dhe një komunikim në kohë reale me agjenci të huaja bënë që të realizohen këto operacione. Ata bënë OFL që vetëm e rëndoj punën e SPAK dhe hetimet nuk i avancoi. Ne legjislacionin e kemi po nuk kemi zbatim të ligjit. Fakti është që sekuestro në Itali nuk bënë dot SPAK ose i bije se këto dy struktura janë duke bërë një procedim të përbashkët ose është bërë për llogari të shtetit shqiptar. Hetimet dhe procedime të tilla janë shumë komplekse’, tha ai.  

Ish-prokurori Ervin Karanxha, tha se pas sekuestrimit të 4 mln euro pasuri të Suel Çelës, tashmë pritet që të provohet nëse janë të paligjshme. 

‘Nëpërmjet një kompanie imobilare janë blerë shtëpitë e vjetra në Itali dhe janë rikonstruktuar dhe janë dhënë me qira. Autoritet italiane mund të kenë prova të tjera që e vërtetojnë që janë para të paligjshme. Paratë që janë të paligjshme do të kalohen në favor të shtetit. Sekuestro është masë e përkohshme. Pra është një proces hetimi që do të provojë se nëse është pastrim parash', tha ai. 

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?