Kronikë
Top 24

Goditja e grupit 'Bajri'/ Arrestohet boksieri i Vllaznisë, i bllokohet 'BMW'-ja luksoze

9 Mars 2019, 13:10| Përditesimi: 9 Mars 2019, 14:37

  • Share

TIRANE-Policia ka arrestuar një tjetër anëtar të grupit 'Bajri' i cili ishte shpallur në kërkim prej shtatorit të vitit të kaluar. Ai është boksieri i Vllaznisë, Nelson Hysa 35-vjeç. Hysa akuzohet për disa vepra penale si pjesëmarrje në organizata kriminale, grup i strukturuar kriminal dhe paracaktim të rezultateve në garat sportive në bashkëpunim.

Në kuadër të operacionit 'OAZ' ai u kap mëngjesin e sotëm në një banesë të marrë me qira në zonën e Komunës së Parisit Tiranë. 35-vjeçarit që i shpëtoi policisë 6-muaj më parë kur u arrestua Safet Bajri dhe pjesa tjetër e grupit, iu sekuestrua një automjet “BMW Seria 3”. Ditën e hënë Hysa pritet që të dalë para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë.

Ai është një person i njohur sidomos për policinë e Shkodrës, pasi pak kohë më parë iu bë edhe një atentat, ku fatmirësisht arriti që të shpëtonte. Koka e grupit kriminal të Bajrajve konsiderohet  Enver Bajri 45 vjeç, i arrestuar në Spanjë dhe që pritet të ekstradohet në Shqipëri për t'u përballur me akuzat. (Lajmi per goditjen e grupit Bajrit dhe akuzat).

Nelson Hysa

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?