Trafik droge e armësh në Belgjikë, shqiptarët u zbuluan nga përgjimet e grupit të Gëzim Çelës! Lokali i Fatos Markajt në Antwerp baza e grupit

11 Janar, 11:49| Përditesimi: 11 Janar, 15:56

  • Share

Kjo kafene në lagjen Seefhoek të qytetit Antwerp në Belgjikë u sekuestrua nga policia si bazë e një grupi kriminal me 12 shqiptarë që kryenin trafik armësh, municioni dhe droge.

Grupi prej 12 shqiptarësh dhe të paktën 6 shtetasish të huaj, që u arrestuan të mërkurën në Bruksel është zbuluar pas hetimeve më tepër se një vjeçare nga autoritetet shqiptare e belge.

Report TV, mëson se policia shqiptare ra në gjurmët e tyre gjatë hetimeve për dosjen e operacionit "Flakë në det" në verën e vitit të kaluar, ku u tentua shkëmbimi i një ngarkese kanabisi me kokainë në det në zonën e Durrësit.

Rastësisht në përgjime doli një grup tjetër kriminal shqiptarësh, që trafikonin armë, municione dhe sasi të konsiderueshme kokaine nga Amerika Latine në Belgjikë, por që nuk kishte lidhje me grupin e Gëzim Çelës që tentoi shkëmbimin e kanabisit me kokainë në det.

Duke u nisur nga përgjimi rastësor, Policia identifikoi autorët të cilët u lokalizuan në disa zona dhe në Antwerp, qytetin port të Belgjikës që konsiderohet si një nga pikat kryesore të hyrjes ilegale të drogës në tregun europian.

1704984575_12s.jpg

 Fatos Markaj

Informacionet e mbledhura policia shqiptare ia dërgoi autoriteteve belge, ku 6 prej anëtarëve të grupit kriminal, ishin në hetim prej vitit 2022 për trafik armësh me drejtues një 51-vjeçar shqiptar.

Mediat në Belgjikë e identifikojnë atë si Fatos Markaj, pronar i lokalit “Pimpelhof” ku anëtarët e grupit kriminal takoheshin dhe flisnin për planet e tyre. Shqiptarët e tjerë të arrestuar janë Valdrin Markaj, Vitor Berisha, Sami Berisha, Nehat Berisha, Flamur Delic, Fatmir Delic, Zirkret Pepa, Bujar Hoxha, Gëzim Shabani, Alban Ferma dhe Artan Vigani.

 Nga hetimet rezulton se ata ishin të tepër të kujdesshëm në komunikime dhe shfrytëzonin lokalin “Pimpelhof” dhe platformën e mesazheve të koduara “SKY ECC” për bisedat e trafikut të drogës dhe të armëve, me qëllim shmangien e përgjimeve. Pronari Fatmir Markaj sipas mediave, disponon edhe një piceri në atë zonë e cila është mbyllur pas arrestimit të tij. Në kuadër të këtij hetimi, Policia belge ka kryer 19 kontrolle banesash dhe biznesesh.

Të arrestuar janë
Valdrin Markaj, 45 vjeç
Vitor Berisha,  49 vjeç,
Fatos Markaj,52 vjeç
Sami Berisha, 64 vjeç
Nehat Berisha,42 vjeç,
Flamur Delic, 34 vjeç
Fatmir Delic, 60 vjeç
 Zirkret Pepa alias Christos Sachlikidis  50 vjeç
Bujar Hoxha 50 vjeç
Gezim Shabani 41 vjeç
Alban Ferma  29 vjeç
Artan Vigani 42 vjeç 

Ora 15:46
Drejtonte grupin e shqiptarëve që trafikonte armë e municione nga Amerika Latine drejt Belgjikës, Report Tv siguron foton e Fatos Markajt

1704984575_12s.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Fatos Markajt, pronarin të lokalit “Pimpelholf” në Belgjikë ku anëtarët e grupit të shqiptarëve që trafikonin armë, mblidheshin dhe flisnin për planet e tyre.

Fatos Markaj akuzohet si kreu i grupit që merrej me trafikun e armëve nga Amerika Latine drejt Belgjikës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatos markaj: 01/11/2024 00:58

    Sa do te me vinte mire diku te ishte ashtu si ti e thua lajmi. Por nuk ashte asgje e verder. Kan kurr ne jeten time skam kryet Vepra te kesaj nature dhe pikerisht jane keto Vepra qe une i urrej me se shumti. Deshiroj qe te ju lajmeroj qe kam me dale i pafajshem the te gjitha ju qe thoni qe keni shkrujt jane metevertet te pa pranushme.une kurr skam pase dhe skam perdore telefona te tille. Kan kurr nuk ka lidhja dhe as nje kontact as Mbrenda e as jashte shteti ku jetoj une. Une kurr as skam pase kontact opo telefon me gezim çelen . As me markaj ne kete bote per trafiqesh te pa ligjeshme. Kan jetu jetoj me djersen e ballit dhe me respekt . Kan Qane prane families time qe doni te ma shkaterroni. Duhet te marrni shum pergjegjsi per çfar shkruani. Une jam intelektual dhe jo vagebond. Ndjehem shum keq kur bahet padretsira. Por do ballafaçohena ne Straatsburg. Mbasi te mbaroje ketu gjyqi e manej kena me u pa ne Straatsburg. Me respekt Fatos markaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?