Kronikë

Operacioni/ Droga në Tiranë shpërndahej me taksi dhe skuter elektrik! Një tjetër kapet në Tepelenë, dozat deri në 8 mijë lekë (DETAJET)

19 Shkurt, 10:48| Përditesimi: 19 Shkurt, 15:45

  • Share

TIRANË - Një i ri i kërkuar nga Policia e Tiranës si pjesë e grupit të shpërndarësve të drogës në kryeqytet, u arrestua në Tepelenë.

Ndaj 27-vjeçarit ishte caktuar në mungesë masë arresti në burg nga Gjykata e Tiranës, me dyshimin se shiste kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis, në disa zona të qarkut të Tiranës.

Ai është pjesë e 34 masave që u firmosën nga togat e zeza, për të goditur një nga rrjetet me mbi 40 anëtarë, që mbulonte me drogë thuajse gjithë territorin e Tiranës.

Ky grup kishte anëtarë edhe taksistë, të cilët gjysmën e kohës punonin me klientë të zakonshëm për kamuflim, e gjysmën tjetër, në taksi merrnin edhe lëndë narkotike, për ta shpërndarë aty ku vinte porosia, sipas zonave që ata mbulonin.

Burime nga policia thanë për Report Tv, se ky grup e shpërndante drogën edhe me skuter elektrik, si mënyrë e shpejtë dhe efikase, për të mos u identifikuar nga organet e policisë.

Por sa ishin fitimet e këtij grupi, në mesin e të cilëve janë arrestuar më herët edhe 4 gazetarë të një portali dhe nipi i Pajtim Serjanit, anëtar i grupit të Emiljano Shullazit?

Anëtarët e grupit, kokainën e siguronin nga Euxhenjo Manushi, i arrestuar më herët me kokainë në makinë me Klaudio Serjanin.

1 dozë kokainë 0.8 gramë shitej 7 ose 8 mijë lekë, ndërsa doza më të vogla, 0.4 gramshe, 3500 dhe 4 mijë lekë.

Një dozë heroinë 0.3 gramë, ky grup e shiste pranë shkollave, në lagje apo lokale, 1 mijë lekë dhe një qese hashash, 500 dhe 1 mijë lekë.

Droga ekstazi që shitet si karamele, kushtonte më shtrenjtë, 1500 dhe 2500 lekë për kokërr dhe kryesisht tregun e gjente në lokalet e natës në zonën e ish-bllokut.

Të arrestuarit
1. Bosian Lamaj 28 vjeç  - (27 emrat e më poshtë u arrestuan më 18 shkurt) 
2. Alsid Nekaj 27 vjeç
3. Edmond Gjinarari 20 vjec
4. Irakel Gjini 37 vjeç
5. Armans Thanasaj 33 vjeç
6. Amarildo Kola 34 vjeç
7. Bjorn Mazniku 25 vjeç
8. Armando Katroshi 30 vjeç
9. Aurel Lila 28 vjeç
10. Erdi Hyka, 25 vjeç
11. Mateo Uka 21 vjeç
12. Kleo Lika 30 vjeç
13. Erdi Dibra, 21 vjeç
14. Klajdi Hysa 21 vjeç
15. Aldo Faja 34 vjeç
16. Erald Alikaj 22 vjeç
17. Fabjol Tahiri 19 vjeç
18. Andi Grori 36 vjeç
19. Elvis Shehaj 42 vjeç
20. Gjergj (Gkergk) Polena 47 vjeç
21. Panajot Brahimaj 26 vjeç
22. Marjo Pojaku 25 vjeç
23. Euxhenjo Manushi 21 vjeç
24. Mario Cerra 25 vjeç
25. Sadik Rama, 24 vjeç
26. Klejvis Taku 27 vjeç
27. Arjel Cinaj, 21 vjeç
28. G. G., 27 vjeç -  i arrestuar më 19 shkurt
 
Të arrestuar më parë:
1. Klaudio Serjani 26 vjeç
2. Ergis Noka, 19 vjeç
3. Drin Vjerdha, 19 vjeç
4. Kristofor Pandelejmoni 20 vjeç
5. Myslym Balliu 31 vjeç
6. Kristian Buci 23 vjeç
7. Xhejson Mukaj, 19 vjeç
Në kërkim
F. B., 43 vjeç
E. S., 28 vjeç
D. G ., 19 vjeç
K. H., 24 vjeç
M. B., 25 vjeç
E. L., 30 vjeç

Ora 10:07
Operacioni 'Blic 34'/ Goditja e rrjetit të shpërndarësve të drogës pranë shkollave në Tiranë, arrestohet në Tepelenë 27-vjeçari i shpallur në kërkim

TEPELENË- Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit antidrogë “Blic 34” është arrestuar në Tepelenë.

Shtetasi G. G. dyshohet se ka shitur kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis në disa zona të Tiranës dhe ishte në kërkim me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.

'27-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se ka shitur lëndë narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qarkut Tiranë', njofton policia.

Arrestimi u krye pas bashkëpunimit mes strukturave të policisë në Tiranë dhe Gjirokastër, ndërsa veprimet e mëtejshme do të ndiqen nga DVP Tiranë.

Kujtojmë se ditën e djeshme në kryeqytet u godit një grupi i mirëorganizuar që shpërndante drogë në zona të ndryshme të Tiranës dhe pranë shkollave publike. Gjykata lëshoi 34 masa arresti, 27 prej të cilave u ekzekutuan dhe 7 të tjerë u shpallën në kërkim. G.G., ishte i radhës i kapur dhe arrestimet shkojnë tashmë në 28. 

G.K/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?