Prokuroria e Posaçme dhe autoritetet finlandeze goditën një rrjet të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sintetike, pas dy vitesh hetime me metoda speciale dhe proaktive, përgjime dhe gjurmime.
Masa sigurie u dhanë edhe për 11 shqiptarë, që akuzohen se trafikuan 400 kg amfetaminë (drogë sintetike), 500 kg kanabis dhe kokainë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se, dy prej krerëve të grupeve të goditura që u arrestuan sot në Vlorë janë Dorjan Luzaj e Geraldo Seferaj.
Gjithashtu janë zbuluar edhe 7 emrat e tjerë të grupit të goditur që u arrestuan (në total 9 të arrestuar), ku mes tyre është edhe një femër: Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu alias Agalliu, Kela Qevani, Ledion Hoxha, Besnik Sparta, Altin Musta
SPAK ka dhënë edhe detajet e hetimit dhe operacionit ndërkombëtar, ku grupet kriminale trafikonin nga Spanja dhe Holanda drejt vendit të Skandinavisë.
"Pas krijimit të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë 18 muajve të hetimeve intensive, u përdorën metoda speciale të hetimit si; përgjime të komunikimeve telefonike apo regjistrime të fshehta fotografike, filmike apo video, në vende publike, si edhe janë shkëmbyer në kohë reale informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës", shpjegon SPAK në njoftimin zyrtar në lidhje me detajet hetimore të dosjes.
Bëhet fjalë për 4 grupe kriminale, me 11 shqiptarë ndaj të cilëve ka masa sigurie nga SPAK dhe GJKKO, ku 9 prej tyre janë ekzekutuar pas operacionit të organizuar sot (3 qershor). Një pjesë e të dyshuarve të grupeve kriminale janë arrestuar dhe dënuar në Finlandë.
Këto grupe, të krijuara, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope.
Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzuar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish.
Njoftimi i plotë i SPAK:
"Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze po vijon hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147, të regjistruar më 29.06.2023, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
Procedimi penal është regjistruar pas kërkesës për bashkëpunim, e cila është paraqitur më 21.06.2023 nga Qendra e Policisë për Krime të Finlandës dhe policisë së Lounais-Suomi, lidhur me hetimet të zhvilluara për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të rrezikshme në Finlandë, nga grupe të strukturuara kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me shtetas të tjerë finlandezë, europianë dhe aziatikë.
Më datë, 21.11.2023, në kuadër të hetimeve të përbashkëta është krijuar Skuadra e Përbashkët Hetimore, mes Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departmentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departmentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.
Pas krijimit të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë 18 muajve të hetimeve intensive, u përdorën metoda speciale të hetimit si; përgjime të komunikimeve telefonike apo regjistrime të fshehta fotografike, filmike apo video, në vende publike, si edhe janë shkëmbyer në kohë reale informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.
Nga provat e administruara rezulton se:
Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuara, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzuar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.
Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.
Episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:
Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.
Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.
Masa sigurie dhe arrestime:
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.52, datë 02.06.2025, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj 11 shtetasve shqiptarë.
Më 03.06.2025 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë e mundur zbatimi i masës së sigurisë për 9 persona nën hetim.
Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
Në zbatimin e masave të sigurisë dhe ushtrimin e kontrolleve kanë marrë pjesë edhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë, të policisë së Helsinkit dhe Turkut, Finlandë.Ndihmë të veçantë në hetimin e këtij proçedimi penal ka dhënë Zyra e Oficerit Ndërlidhës të Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën, duke ngritur urat lidhëse mes SPAK dhe autoriteteve hetimore dhe policore të Finlandës.
Hetimi në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore është mbështetur nga “Rrjeti @ON” i financuar nga Komisioni Europian, i drejtuar nga Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA)".
Një rrjet kriminal i trafikut të drogës nga Shqipëria, Spanja e Holanda drejt Finlandës, me 4 krerë grupesh kriminale që i komandonin nga Shqipëria është goditur nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet finlandeze.
Report Tv ka zbardhur emrat e 9 shqiptarëve që ishin pjesë e trafikut të drogës në Finlandë, ku mes të arrestuarve është edhe një grua.
Ata janë: Dorjan Luzaj, 51- vjeç dhe Geraldo Seferaj 30 vjeç, të dy lindur dha banues në Vlorë. Po ashtu, Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu alias Agalliu, Kela Qevani, Ledion Hoxha, Besnik Sparta, Altin Musta.
Komente

Nuk jane ca shqiptare qe paskan shitur ca droge ne Finland ku dihet qe finlandezet jane konsumuesit me te medhenj ne EU, madje shumica e deputeteve dhe ministrat ne parlamentin e Finlandes konsumojne droge dhe kjo eshte bere publkike nga disa media investigative finlandeze. Finlanda ka problem sistemin e drejtesise me te dobet dhe korruptuar ne EU,gjyqtare dhe prokurore injorante dhe me mungese te theksuar te moralit ligjor; policia finlandeze gjithashtu e korruptuar ne nivelin kriminal dhe mafioze, shumica e policeve finlandeze konsumojne droge gjate orarit te punes. Ne Finlande krimi i te gjitha formave nxitet nge vete policet finlandeze. Policia shqiptare eshte shume here me e pergatitur profesionalisht se sa policet dembele finlandeze.
PërgjigjuJU VJEDHFSHA FAMILJEN ,,,,MOR NDYRESIRA,,SE NA FELLIQET,,,,KEMI TURP TE THEMI QE JEMI SHQIPTARE KUR SHKOJME NE EUROPE....
PërgjigjuSuedia ka nja 10 vjet që ësht në krye të veneve më të pa sigurta në evrop se noshta se di ti.Sa për Norvegji etj etj dil i her e shifi se jan më keq se bahnhofi Frankfurtit,i ke me gjilpona nëpër dur.Duhet me i pa i her nga afër o Teli e jo nga tv apo gazetat. Norvegjia nji nër venet që konsumohet më shum Her0!na si pothujse në gjith venet nordike
o jani o legen qe u turperove ti sikur shqiptaret jan ajka e botes mashtrusa jan te pa bes jan llumi i evropes se po te ishim popull i mir do ishim si gjermanet si suedezet si norvegjezet si gjith europa prandaj jemi ketu ku jemi se jemi llumi i europes
Bravo cunave te Finlandes. Ti ngrejme sa me lart flamujt e sukseseve se paskemi qene te lindur per keto pune or teeeejjjjj
Përgjigju