Kronikë

SPAK godet organizatën e Çopjave/ Masë 'arrest me burg' edhe për Julian Ballën, presidenti i ekipit ‘Erzeni’! Iu sekuestruan resorti në Durrës dhe vila 1 mln € në Dhërmi

8 Gusht, 17:45| Përditesimi: 8 Gusht, 18:21

  • Share

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal të Çopjave, është edhe Julian Balla, alias Fadil Balla.

Julian Balla rezulton të jetën pronar i restortit "Ajman Park", ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, në Xhafzotaj, Durrës, dhe i vilës 2-katëshe  “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro, të cilat u sekuestruan nga SPAK.

Jualin Balla rezulton edhe president i skuadrës së futbollit “Erzeni”. Aktualisht ai ndodhet në kërkim nga autoritetet.


Lajmi kryesor:

SPAK godet sërish grupin e Çopjave: Ndër më të fuqishmit në trafikun e kokainës, ndikonin çmimin në Evropë! Iu kapën 17 ton kokainë, sekuestro 14 pronave! 10 të arrestuar e 6 në kërkim (EMRAT)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?