Politikë

Shitja e qumështit dhe bulmetit pa faturë, Braçe: Faji i skemës së TVSH-së, ju paralajmërova që në 2018! Rritja e çmimeve është rrezik potencial

14 Korrik, 17:38| Përditesimi: 14 Korrik, 17:46

  • Share

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit.

Përmes rrjeteve sociale, Braçe thekson se faji i rritjes së fenomenit të tregtimit pa faturë të produkteve blegtorale është skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Sipas deputetit socalist, skema aktuale e TVSH-së ka detyruar grumbulluesit dhe përpunuesit të mos lëshojnë fatura për produktet blegtorale, pasi u kushton jo pak para. Ai thekson se çdo element i formalizimit me këtë skemë të TVSH, do të rrisë çmimet.

Reagimi i plotë i deputetit Erion Braçe:

6 vjet. Që në nëntor të 2018 lajmërova që do të ndodhte ekzaktësisht kështu, pra do të binim në informalitet të thellë, që do të rëndontë në të gjithë sektorin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe në krahun tjetër do të cënonte sigurinë ushqimore. Ajo që ndodhi 6 vjet më parë me tatimin mbli vlerën e shtuar, e nxiti informalitetin, dhe në krahun tjetër si alternativë e nxiti importin e produkteve blegtorale përgjithësisht, atyre për të përpunuar, natyrisht të qymështit edhe mishit, që u konsumuan në këto 6 vite. E para mbi të gjitha, do të doja që Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, ministri, ministrja tjetër, të dinin që bujku, të cilët i thonë fermer, nuk lëshon fature. Me ligj faturën nuk e lëshon bujku, po autofaturën e lëshon grumbulluesi. Grumbulluesi për nevoja të përpunuesit apo drejtpërdrejt përpunuesi kur grumbullon ai vetë në territor. Këtu ka një problem, për të cilin ka 6 vjet që flas, kam 6 vjet që propozoj, ka 6 vjet që më kundërshtojnë, ka 6 vjet që më votojnë kundër, ose më thonë të drejtë ke, por ja do ta bëjmë…Është tatim mbi vlerën e shtuar në sektorin e bujqësisë. Në skemën 0 nga fermeri dhe 20% në dalje, ka denatyruar tatimin mbli vlerën e shtuar. Praktikisht funksionon si tatim mbi qarkullimin, taksë që nuk ekziston në legjislacionin shqiptar. Mbi të gjithë kjo skemë i detyron grumbulluesit, përpunuesit të mos presin faturë. Pse? Sepse humbin para. Të paguash TVSH, 0 në blerje dhe 20 në dalje, është shumë më tepër se sa të paguash TVSH në import të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Pra siguria ushqimore është jetike. Për të formalizimi është edhe më jetik. Por për të dyja bashkë duhet të ndryshojë tatimi mbli vlerën e shtuar. Nëse duam të bëjmë punë…nëse duam të rrisim më shumë çmimet… po patjetër: Çdo element i formalizimit me këtë skemë të TVSH, do të rrisë çmimet.

K.M/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?