Goditja më e madhe e SPAK, shteti konfiskon 55 mln euro pasuri grupit që tjetërsoi pronat në Shëngjin! Apeli shton edhe 18 vite burg për fajtorët, mes tyre vëllai e motra e ish-deputetit Ndoka

15 Prill 2022, 14:46| Përditesimi: 15 Prill 2022, 17:09

  • Share

SPAK ka kryer goditjen më të madhe që nga krijimi i tij, duke u konfiskuar përfundimisht një pasuri me vlerë 55 milionë euro, për grupin i cili tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, një ndër shumat më të mëdha që u ka kaluar shtetit.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se bëhet fjalë gjithsej rreth 300 mijë metra katror, në 75 pasuri të ndryshme.Vendimi i marrë nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është konfirmuar sot nga apeli ndërkohë që janë rritur dënimet me burg për të gjithë fajtorët. Apeli ka shtuar me 18 vite burg dënimet në tërësi, nga 30 vite në 48 vite. Mes te dënuarve me burg është edhe Xhevi Ndoka dhe Mimoza Ndoka, të cilët janë përkatësisht vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.

Çështja është ndjekur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci, të cilët kërkuan në apel konfiskimin dhe rritjen e dënimeve.

Lista e të dënuarve:

Xhevi Ndoka ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, dënimi i shkon në 10 (dhjetë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Mimoza Ndoka ishte dënuar me 1 vit 4 muaj, me kusht, teksa me vendimin e apelit i shkon 5 vjet e 4 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Emanuel Gjura ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa i ndryshon me një dënim prej 6 vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Zef Lazri ishte 8 muaj burg, dënohet me 4 vjet e 8  muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Blendi Ndoka ishte me 3 vite e 6 muaj burg, dënohet me 6 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Luigj Paloka 4 vite e 8 muaj burg, me kusht, dënimi shkon në 5 vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Paulin Simoni ishte 3 vite e 4 muaj burg, dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Vlash Gaxulli ishte 2 vite burg, me kusht, 2 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Genc Zeneli ishte  2 vite burg, me kusht, dënohet me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kol Lleshi ishte 2 vite burg, me kusht, dënohet me 2 vjet e 4  muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Marjeta Përskura dënohet me 1  vit e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kujtojmë se më herët për çështjen e tjetërsimit të pronave në Shëngjin është dënuar edhe ish kryetari i bashkisë së Lezhës, me Partinë Demokratike Fran Frrokaj. Ish- kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve.

Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jakupi: 17/04/2022 06:29

    Sekuestrimi i pronave të përvetësuara në kundërshtim me ligjet është për t'u përshëndetur, por kujt do t'i falen tani me " ligj'? Sigurisht investitorëve "strategjik" Cili është fitimi i buxhetit të shtetit dhe i shoqërisë? Sa do ndikojë në mirëqënien e përgjithshme ?...

    Përgjigju
  • Lajm i tmerrshem per SB: 15/04/2022 16:45

    E bete Saliun per spital. Do lini pa buke edhe servilet e tij mediatik me te tilla lajme. Cdo goditje ndaj zyrtareve te larte socialist dhe njerezve te tyre e ben me te veshtire manipulimin e opinionit publik se gjoja SPAK komandohet nga Rama. Renia e mitit se SPAK komandohet nga Rama i dobeson mbeshtetjen politike Saliut. Ju kujtohet sistemi i drejtesise ne kohen e tij, dhe sistemi qe i la trashegimi Rames? Pjesa e reformuar e sistemit po arreston zyrtar dhe ish-zyrtar te larte cdo 3 jave. A kishte kaq shume arrestime dhe denime ndaj deputeteve dhe ministrave ne kohen e Saliut dhe te injorantit Adriatik Llalla? Apo ishin me te ndershem zyrtaret e Saliut qe nuk arrestoheshin? Ju kujtohet kur Saliu dilte ne televizor dhe i mbronte te tijet me prralla me cadra pistolet? Dhe pastaj kur vidjot vertetonin krimin ju kujtohet se si Saliu ofendonte me gjuhe rruge kryeprokuroren Ina Rama dhe se si policia e tij refuzonte zbatimin e urdherarresteve? Cdo arrestim majtas nxjerr bllof mashtrimet e Saliut dhe te servileve te tij ne ekrane televizive. Kishte te drejte Spartak Ngjela kur thoshte se SPAK do filloj te godasi majtas. Eshte e pashmangshme qe SPAK do veproj edhe ndaj politikanit me te rrezikshem te tranzicionit shqiptar, kriminelit Sali Berisha.

    Përgjigju
  • Nami: 15/04/2022 15:27

    Jam dakord te denohen se kane bere namin me prona dhe me grabitje E presione per pasurite, Por eshte shume e turpshme te denohet me shume Ndoka, Se sa kto qe po vrasin nga 20 vete dhe bejne me pagese dhe organizata kriminale!!! Askush nga ato spo denohet dhe nqs denohet Merr nja 15 vjet dhe del me 5 vjet, Ndersa kto te pronave show me nga 19 vjet e 20 vjet Per toka pa lidhje, qe shume thjeshte mund tia sekuestrosh cdo gje te mundshme deri tek kushuriri fundit.. dhe ti denosh 5 vjet, aq mjafton, I ke rrenu ato ska nevoje me vdesin ngadale!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?