Goditja me grusht në protestë/ Softa: Sali Berisha mund të humbte jetën nga sulmi! Bodigardët ishin të papërgatitur

8 Dhjetor 2022, 17:31| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 18:02

  • Share

“Sali Berisha mund të humbte jetën nga sulmi”. Ky ishte komenti i ekspertit të sigurisë Fatjon Softa në Report Tv për goditjen me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu drejt ish-kryeministrit në protestën e 6 dhjetorit.

Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se agresori mund të jetë përdorur nga grupe kriminale për shkak të akuzave që bën Berisha në daljet e tij publike. Po ashtu theksoi se policia duhet të punojë me strukturën politike për të shtuar masat e mbrojtjes në këto protesta. Ndërsa truprojat i konsideron të papërgatitur duke qenë se agresori arriti të hynte në mesin e protestuesve, të thyente sigurinë e të godiste me grusht në fytyrë Sali Berishën.

“Duhet të shkohet në 3 pista. E para mund të jetë politike, së dyti mund të jenë grupet e interesuara për të krijuar destabilitet pra veprime terroriste, së treti mund të jetë rast banal që kërkon të hetohet. Godasin në ditën më të rëndësishme për Shqipërinë. Nuk mund të jetë rastësore. Mund të kishte ndodhur më parë dhe për të krijuar inskenim, në botë godasin me vezë apo miell, por fakti i goditjes tregon agresion. Këdo që mund të godasësh në moshën e Berishës, mund të shkaktonte humbje jete. Goditja mund të ishte fatale. Faktorë janë mosha, goditje në kokë dhe Berisha ishte i papërgagtitur. Bodyguardë-t e Berishës ishin të papërgatitur për sulmin. Agresori mund të jetë përdorur nga grupe kriminale. Duhet të ketë element sigurie. Policia e ka për detyrë ruajtjen e rendit edhe nëse nuk  është dakord organizuesi i protestës”, tha Softa.

Softa shtoi se këto episode dhune mund të ndodhin edhe në raste të tjera. Teksa e cilëson si ngjarjen më të rëndë ndaj një lideri që pas vrasjes së Azem Hajdarit, thekson shkalla e mbrojtjes duhet të jetë në nivel maksimal për shkak se opozita është e ekspozuar ndaj sulmeve.

“Nuk mund të them se ngjarje të tilla nuk do të ketë se po ndodhin edhe në vende të tjera të botës ku kanë demokraci më të avancuar. Të goditet lideri i opozitës dhe të mos mbrohet, është ngjarja më e rëndë ndaj një lideri pas vrasjes së Azem Hajdarit. Është goditur në një moment delikat kur ishte kartolina e BE. Shkalla e mbrojtjes duhet të jetë në një nivel maksimal. Persona të cilët kanë profil të lartë politik, janë më të ekspozuar në rrezikun e tyre ndaj masat e sigurisë duhet të jenë më të larta. Policia duhet të ketë masa shtesë dhe mendoj se ka ardhur koha që disa objekte si partitë politike të mbrohen”, tha Softa.

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. 

Gjithsesi, pavarësisht se ditën e djeshme, politika u bë 'bashkë' pavarësisht ndasive dhe dënoi njëzëri sulmin ndaj Berishës, kreu i foltoreve, bëri fajtor Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike. 

Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/12/2022 01:41

    Kur u jane bere sulme presidenteve amerikane qe kane sigurine me te mire ne bote,mendoni se Berisha me ata lloj rojesh do te ishte imun?! Ju kujtohet para ca kohesh kur nje admirues e kapi Berishen prej qafe dhe vetem atehere nderhyri roja dhe ky ishte admirues,as kundershtar,as me probleme mendore?Jam kurioze nese rojet e Berishes jane //besnike// te tij,apo te stervitur zyrtarisht si garda per kete pune?E them kete,sepse nese kane dale nga i njejti trajnim qe kane dale dhe truprojet e personaliteteve te tjera,atehere kemi te bejme me nje problem me te madh,pasi ketu behet fjale jo thjesht per mbrojtjen e nje Berishe,por gjithe zinxhirit te V.I.P.politike qe duhen mbrojtur.

    Përgjigju
  • praktikanti i xhamise te tabakeve: 09/12/2022 01:26

    heres tjeter goditeni me sepate kokes...o zot...o allah....

    Përgjigju
  • Thomas: 09/12/2022 00:10

    Do ishte fatkeqesi e madhe te humbiste jeten ,se sinqerisht jetojm me shpres ,ndoshta drejtesia e re do e vari ne litar

    Përgjigju
  • Alpet: 08/12/2022 23:39

    O ekspert po ti nuk qenke per ate pune Shko lexo literature mjeksore trajnohu para se te flasesh se edhe komentuesit ketu jane ku e ku me siper nivelit tend.Ore nje i semur emendor eshte i paparashikueshem, cfare po flet ti. Mund te kishte vdekur berisha thote eksperti e pastaj? Cfare? sa njerez vdesin cdo dite ne aksidente apo vrasje. PO sala kriminel eshte more idiot dhe mund ta vrasin pse po te ardhka kaq keq ty , apo e ke idhull Nqs ti merr ndonje para per ekspert ssigurie kjo do te ishte kriminale , seepse ti vetem ekspert sigurie nuk je me keto qe thua

    Përgjigju
  • Myslym Shyri: 08/12/2022 20:52

    O karafil o Fatjon po ti minator ke qen më burr ku u bone ekspert sigurie ti?? Apo ajo policia private që ke me 3 polic..

    Përgjigju
  • Besnik Hasanaj: 08/12/2022 19:59

    Mjaft më se u bo bajat kush e vlerëson mo këtë kriminel duhet të vizitohet ke mjeku.

    Përgjigju
  • demokrati i vertete: 08/12/2022 19:15

    te qerohej halja e kombit....shpetoi paq kesaj here,,,heres tjeter ti hidhet acid ne fytyre,,,me pas nuk ke per t'ia pare me surratin e qelbur....

    Përgjigju
  • ritvan: 08/12/2022 18:24

    Cfar thote ky "eksperti" per gjithcka, nuk bie rrufeja ne hale o idjot.

    Përgjigju
  • rt-87: 08/12/2022 18:09

    Grupet qe vrane Vis Martinin jane mbas kesaj, e kane rrej me nje pakete cigare kyt rrezikun. Lufte totale tani

    Përgjigju
  • Dora d'istria: 08/12/2022 18:00

    Na keni care koken me kete histori nga mengjesi e deri mengjesin tjeter, nuk bie rrufeja ne ha... jo. Pak halle kan njerzit po do shohin e degjojne pallavrat tuaja neper televizione gjithe horrat e poltikes jo e lepiu e jo se lepiu.

    Përgjigju
  • Sula: 08/12/2022 17:47

    Nje hale me pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?