Momenti i përplasjes

Goditje e fortë pas derbit, Disiplina mbyll sektorët e tifozëve të Romës dhe Lazios! Mancini pezullohet gjatë

12 Janar, 15:09| Përditesimi: 12 Janar, 15:11

  • Share

Lazio mposhti 1-0 Romën dhe e eliminoi në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Në "Olimpico" u luajt derbi i kryeqytetit italian, me skenat e tifozëve që ishin të dënueshme. Veç koreve raciste, në stadium kishte kaos mes ultrasve edhe me flakadanë dhe sende të forta.

Për shkak të thirrjeve raciste kundër Lukakut dhe dhunës, sektorët e ultrasve të Lazios, gjithashtu edhe të Romës do jenë të mbyllura për një takim. Për të dyja klubet do ketë edhe gjobë.

Ndërkohë mbrojtësi i Romës, Mancini është dënuar nga Gjyqtari Sportiv me tre ndeshje pezullim dhe me 10 mijë euro gjobë, kjo pas sherrit në fushë. Me nga një ndeshje pezullim edhe Serdar Azmoun i Romës dhe Pedro e Pellegrini i Lazios.

50 mijë euro gjobë për Lazion si edhe 15 mijë euro për Romën, kjo për shkak të problemeve që ultrasit shkaktuan, ku për fat nuk kishte të lënduar rëndë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?