SPANJË - E shtunë, 26 tetor në orën 21:00. E gjithë bota e futbollit do e ketë vëmendjen në "Bernabeu" pasi luhet El Clasico mes Real Madrid dhe Barcelonës.
Te vendasit, trajneri Carlo Ancelotti mund të ketë 'dhimbje koke' para ndeshjes derbi për shkak të dëmtimeve. Përveç David Alaba, Dani Carvajal dhe sipas të gjitha gjasave Brahim Diaz, edhe Rodrygo do të mungojë ndaj Barcelonës.
Sulmuesi brazilian pësoi një dëmtim të kofshës kundër Borussia Dortmund, duke u larguar pesë minutat e fundit për t’i lënë vend Aurelien Tchouamenit.
Mungesa tjetër e madhe e Real Madridit në këtë ndeshje mund të jetë portieri belg, Thibaut Courtois, i cili gjithashtu ka pësuar një dëmtim ndaj Dortmundit në Champions League.
“Pas analizave të kryera te lojtari ynë Thibaut Courtois nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në aduktor në këmbën e majtë. Progresi i tij do të monitorohet”, thuhet në njoftimin e madrilenëve.
????⚠️ Rodrygo has suffered an injury as tests have confirmed today, he will NOT be available for El Clásico. pic.twitter.com/9EqCR1pylT
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 23, 2024