Harry Kane i dëmtuar

Sport

Goditje për Bayern Munich, Harry Kane mbyll vitin

3 Dhjetor 2024, 16:05| Përditesimi: 3 Dhjetor 2024, 16:08

  • Share

Bayern Munich ka marrë një lajm jo të mirë, pasi sulmuesi kryesor i ekipit dhe golashënuesi i Bundesligës, Harry Kane ka mbyllur vitin si pasojë e një lëndimi në derbin me Dortmundin fundjavën e shkuar.

Kane ndjeu dhimbje në muskulin e kofshës dhe mjekët e Bayern Munich i thanë trajnerit Kompany se ai nuk do të mund të llogarisë sulmuesin deri në fund të dhjetorit.

Kane do të mungojë në ndeshjen e raundit të tretë të Kupës së Gjermanisë ku Bayern Munich do të presë kampionët në fuqi të Bayer Leverkusen. Ai po ashtu do të humbas dhe ndeshjet e Bundesligës kundër Heidenheim, Mainz dhe Leipzig, si dhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?