Paulo Dybala

Goditje për Romën dhe Argjentinën, konfirmohet dëmtimi i rëndë i Dybala

12 Tetor 2022, 16:37| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 16:41

  • Share

Paulo Dybala do qëndrojë për të paktën një muaj jashtë. Roma ka konfirmuar se sulmuesi ka një dëmtim muskulor në kofshën e majtë, çka do të thotë se e ka mbyllur me futbollin e luajtur në Serie A për këtë vit. Në ankth edhe Argjentina para Kupës së Botës, me sulmuesin që ende nuk e di nëse rikuperimi do jetë i mjaftueshëm para datës 15 nëntor.

Në fitoren e fundit 2-1 me Lecce, Dybala shënoi nga pika e bardhë e penalltisë duke u dëmtuar gjatë ekzekutimit. Tanimë sulmuesi i është nënshtruar rikuperimit, ndërsa për dy javë do i nënshtrohet të tjera kontrolleve për të mësuar nëse mund të bashkohet në stërvitje me Romën dhe më pas me Argjentinën në Kupën e Botës që zhvillohet në Katar nga 20 nëntori - 18 dhjetor të këtij viti.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?