Trupi i pajetë i Sala duket u transportuar nga ekipet mjekësore

Sport
Top 24

Goditje të forta në kokë dhe gjoks/ Autopsia zbardh shkaqet e vdekjes së Sala përpara se avioni të fundosej

11 Shkurt 2019, 18:18| Përditesimi: 11 Shkurt 2019, 18:26

  • Share

Ish-futbollisti i Nante, argjentinasi Emiliano Sala ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së fortë të avionit në sipërfaqen e ujit në kanalin e La Manshit. Këto janë rezulatetet e autopsisë në trupin e të ndjerit. Ai ka ndërruar jetë përpara se avioni të fundosej në thellësitë e kanalit britanik. Mediat britanike theksojnë gjithashtu se identifikimi i 27-vjeçarit është bërë përmes shenjave të gishtërinjve. 

“Hetimet kanë konfirmuar se identifikimi i tij u bë nga provat e siguruara nga shenjat e gishtërinjve. Shkaku i vdekjes, i caktuar nga autopsia, jepet zyrtarisht si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë në kokë dhe në gjoks. Një patolog ka dhënë përfundimin se kjo ishte arsyeja pse Sala u nda nga jeta dhe jo mbytja e avionit”, shpjegohej në artikullin e Daily Mail. 

Ndërkohë, autoritet e fluturimit vazhdojnë hetimet, të cilat mund të zgjasin disa muaj. Por një raport paraprak mbi ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit pritet të jepet në javën e ardhshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?