Opinion
Periferi

Goditjet që Berisha ua jep përditë atyre që nuk duan Ramën

29 Prill, 15:12| Përditesimi: 29 Prill, 15:17

  • Share

Dëmi më i madh nuk është ai që Berisha në vite u ka bërë antiberishianëve. Të gjitha shpifjet, intrigat, sajimet, që fantazia e tij ka gatuar për t’ja servirur një opinioni publik që i duhej për të urryer kundërshtarët që ai ka, nuk ka të krahasuar me demoralizimin, thërrmimin e ëndrrave, gëzimin për një fitore të mundshme, që disa të tjerë presin prej vitesh sepse nuk kanë asgjë të përbashkët me Edi Ramën dhe atë që ai përfaqëson si vizion politik.

Mbështetës të Sali Berishës dhe të mënyrës së tij të bërit shtet dhe politikë ka, dhe të gjithë ata shqiptarë meritojnë të shihen me respektin që meriton çdo shqiptar që e mendon ndryshe nga cilido bashkëatdhetar. Kjo është bukuria që kemi mësuar të shijojmë në Demokraci dhe nga kjo bukuri është e pamundur që dikush të na ndajë.

Por të shohësh ditë pas dite sesi ky besim, ky admirim keqpërdoret, shkelet me këmbë në mënyrën më primitive dhe arrogante, në mënyrën më shpërfillëse të ligjeve jo vetëm shqiptare, por edhe të normave elementare të demokracive të konsoliduara si në SHBA, është tronditëse.

Të zbulohet vetm pak ditë para zgjedhjeve se Partia Demokratike, sekretari i saj Flamur Noka, e ka parë të nevojshme të përdorë (nëse është e vërtetë që janë paratë e patriotëve shqiptaro-amerikanë) në mënyrë progresive 6 milionë dollarë në një lobim,- ndër më të shtrenjtët edhe në historinë e firmës lobuese amerikane që pret “mallin” e çmuar, - është tragjike.

Eshtë akoma më tragjike sepse ka mbështetës filoBerishianë që mundohen të justifikojnë edhe këtë duke vënë si kundërpeshë buxhete që Edi Rama dhe qeveria shqiptare i shpenzon për Samite, takime që kanë synim integrimin e vendit në BE. Pra, një shpenzim marramendës vetjak, krahasohet me një shpenzim bërë për interes të vendit, në interes të të gjithëve.

Po cila zemër e akullt, e tmerrshme mund të tradhëtojë këtë pasion të jashtëzakonshëm që filiberishianët kanë për të mbrojtur liderin e tyre? Të justifikosh një kontratë prej 6 milionë dollarësh nga partia opozitare e vendit më të varfër në Europë, vetëm e vetëm që të rrëzohet Edi Rama nga pushteti, është një medalje që i duhet vënë vetëm militantëve që vërtetë japin jo vetëm “kuletën”, “firmën” por edhe dinjitetin për liderin suprem.

Familja Seci e përfshirë në këtë aferë, është gjithashtu një histori tipike filoBerishiane, e cila ka vepruar me sy mbyllur, pa pasur ndërgjegjen e duhur dhe kulturën e duhur ligjore se cilën “valle” po kërcejnë në emër të Sali Berishës apo dhe të fondacioneve të tjera që janë të ngjashme me aktivitete të tjera bamirësie tipike të familjes Berisha. Nuk janë të parët në fakt.

Mund të jetë kjo radha finale që metodën e përdorur shpesh kundër kundërshtarëve, Sali Berisha ua ka lënë  pa dashje, (nuk rrinë rehat këta gazetarët!) në dorë të tijëve. Ata kanë mundësinë këtë herë, të shohin deri në palcë se çfarë bën vetë dhe thotë për të tjerët, i tyri Sali Berisha.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?