Sociale

Godoleshi piktoresk i Elbasanit mbulohet nga plehrat, prej vitesh pa shërbim pastrimi! Bashkia s'ka vendosur asnjë kosh

16 Tetor 2021, 18:08| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 18:13

  • Share

Fshati Godolesh i cili ndodhet rreth 5 kilometra nga qendra e qytetit të Elbasanit ka një problem serioz për sa i përket plehrave të cilat hidhen nga banorë dhe biznese të zonës, të pyetur për mikrofonin e Report tv banoret shprehen se ka vite qe nuk pastrohen dhe kërkojnë te  vendosen kontejner për mbeturinat pasi në të gjithë fshatin nuk ka asnjë kontejner ku banorët të hedhin mbeturinat".

Banorët e fshatit Godolesh, pjesë e njësisë administrative Labinot Fushë, shprehen se janë taksapagues të rregullt, por nuk marrin as shërbimet më minimale nga Bashkia e Elbasanit. Sa i përket mbeturinave urbane ata shprehen se hidhen në anë të rrugës, për shkak se mungojnë kontejnerët dhe as s'kanë shkuar ndonjëherë makinat e pastrimit.

“Mbeturinat ka dy ditë që i hedhin njerëzit. Blej tek dyqanet, dhe duhet caktuar një vend për t’i hedhur. Kërkojmë nga Bashkia të caktojë një vend tamam, të bjerë kazanë që kur të hidhen plehra  të vijë t’i marrë plehrat makina e t’i transportojë në landfill”, thotë një banor.

“Kosha nuk ka. Mirë është mos të hidhen plehrat këtu. Të bëhet një vend i caktuar”, shton një banore tjetër e zonës. 

Këto pirgje me mbeturina ndodhen në anë të rrugës kryesore, duke sjellë probleme serioze për shëndetin e banorëve. I kontaktuar me telefon kreu i njësisë administrative Astrit Hazizi tha se jemi në dijeni të problemit dhe po merren masa për zgjidhje.

Duhet theksuar se ky është vetëm një keqmenaxhim nga ana e bashkisë se Elbasanit, pasi në këtë qark ka një incenerator, dhe bashkia e ka zero tarifën përpunimin e mbetjeve!

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?