Arsenal duke festuar fitoren

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

17 Gusht, 20:03| Përditesimi: 17 Gusht, 20:08

  • Share

Në Premier League Arsenali nënkampion e nisi aty ku e mbylli sezonin e kaluar, duke fituar. ‘Topçinjtë’ në Fly Emirates mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 Ëolves, duke realizuar nga një gol në secilën pjesë. Fillimisht Saka do asistonte për Kai Havertz, i cili me kokë bëri që londinezët të festonin.

Në fraksionin e dytë të lojës Saka nuk do bënte më asistuesin, por autorin e golit, teksa në minutën e 74 një e majtë potente vulosi shifrat përfundimtare. Arsenal dhe Arteta e nisin siç duhet Premier League.

Me të njëjtin rezultat, 2-0 debutoi edhe Liverpool me Arne Slot këtë sezon. ‘The Reds’ mposhtë në transfertë debutuesit e Ipsuich, teksa fillimisht ishte Diego Jota ai i cili zhbllokoi shifrat.

Pa kaluar shumë rrugën e rrjetës do e gjente edhe Salah, i cili vulosi 3 pikët e para për Liverpool këtë sezon, që pas 9 vitesh nuk drejtohet më nga Jurgen Kloop.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?