Arbër Hoxha

Sport

Gol dhe asist në Kroaci, Arbër Hoxha në formacionin e javës

10 Shkurt, 20:29| Përditesimi: 10 Shkurt, 20:52

  • Share

Arbër Hoxha ishte një nga lojtarët më të spikatur fundjavën që lamë pas në elitën e futbollit kroat. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në pjesën e dytë në ndeshjen mes Dinamo Zagreb dhe Sibenik, që përfundoi 3-0.

Hoxha shënoi një gol dhe dha një asist, duke ndihmuar ekipin të siguronte fitoren. Në përfundim të ndeshjes, ai u vlerësua si më i miri me notën 8.2 nga sajti i specializuar për statistika, “Sofascore”.

Kjo e ka bërë atë të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës, si edhe "Njeriu i Ndeshjes". Faqja zyrtare e HNL në rrjetet sociale ka postuar duke përzgjedhur legjionarin si “Njeriun e Ndeshjes”. Me një vlerësim prej 93 pikësh nga 100 të mundshme, sulmuesi kuqezi është caktuar si më i miri i takimit.

A.Hoxha në formacionin e javës në Kroaci

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?