SHBA - Chicago Fire fitoi 2-3 në transfertë me Minnesota United, për ndeshjet e Kupës së Ligës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimtar për miqtë ishte Xherdan Shaqiri, me shqiptarin që shënoi një gol dhe dhuroi dy asiste për përmbysjen e Chicago.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, për spektaklin që ishte rezervuar për në 45 mnutat e dyta. Hlomguane kaloi vendasit në avantazh, ndërsa Shaqiri shënoi nga pika e bardhë e penalltisë vetëm shtatë minuta më vonë. Me Minnesotën që shënoi sërish, do duhej që Shaqiri të dhuronte dy asiste në minutat 79 dhe 83 për përmbysjen e madhe.
Pas dy ndeshjeve, Minnesota me tre pikë mban vendin e parë në grupin 5 të Kupës, aq sa ka edhe Chicago që ka luajtur vetëm një duel.