Goli i Indrit Tucit

Gol me finesë, sulmuesi i Kombëtares i shënon Dinamos! Blutë përmbysin me dy gola në fund (VIDEO)

29 Tetor 2023, 21:17| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 21:18

  • Share

Dinamo Zagreb fitoi 2-1 kundër Lokomotivës së Zagrebit për javën e 13-të në elitën e futbollit kroat. Për miqtë ndeshja u zhbllokua pas vetëm katër minutave lojë. Ishte Indrit Tuci që mori një pasim nga mesi i fushës dhe me hapin galopant u shfaq përballë Zagorac, duke e mposhtur këtë të fundit me një parabël të embël, për epërsinë e miqve.

23-vjeçari gjen golin numër katër këtë sezon, teksa ka luajtur në 11 takime për 764 minuta. Ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 pritet të jetë në listën e lojtarëve më të mirë të javës, kjo për paraqitjen e dhuruar.

Veç aspektit personal dhe një goli estetikisht perfekt për syrin, Tuci s'e ndihmoi dot ekipin të dilte me pikë, ndërsa gjigantët e Dinamos përmbysën me Baturina dhe Kaneko në minutat 90+4 dhe 90+7.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?