Gol me penallti, Cikalleshi shkruan historinë me Konayspor! Shënon edhe Et’hemi (VIDEO)

3 Mars, 14:41| Përditesimi: 3 Mars, 15:03

  • Share

Sokol Cikalleshi ka shkruar historinë me klubin e tij Konaysport në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi me penallti golin e parë të fitores 2-0 kundër Pendikspor, duke u bërë lojtari i huaj me më shumë gola në këtë klub. 33-vjeçari me Konayspor ka arritur të realizojë 27 gola në 101 ndeshje.

Sa i përket sfidës me Pandikspor, golin e dytë të ndeshjes e realizoi po një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Valon Et’Hemin, i cili më herët ka luajtur për Kukësin në Superligë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?