Pak ditë më parë Manchester United e bleu për 100 milionë euro nga Ajax dhe si në çdo lëvizje të tilllë ka pritshmëri të mëdha dhe kritika, por në ndeshjen e parë si ‘djall’ Antony ishte vendimtar. Braziliani në fitoren 3-1 kundër Arsenal shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa rrëmbeu zemrat e tifozëve të United duke festuar para atyre të Arsenal. Për më tepër Antony tregoi me gisht stemën e United dhe e puthi atë.
Pas sfidës trajneri Ten Hag, i lumtur për fitoren e katërt radhazi në kampionat, foli me superlativa për brazilianin që donte shumë ta merrte me Ajax ku e kishte stërvitur më parë.
“Unë e di se çfarë mund të bëj ai, në fushë është i guximshëm. Gjatë merkatos ne kërkuam lojtarë me karakterin e duhur, të cilët mund të luftojnë dhe të fitojnë. Antony ka karakter me “bollëk” dhe vazhdoi të vraponte në të gjithë minutat që mori derisa u zëvendësua nga Cristiano Ronaldo.
Ai ka humbur disa stërvitje, kështu që i duhet edhe pak kohë, por ndaj Arsenal pavarësisht problemeve ai tregoi një pjesë të mirë nga potenciali i tij. Intensiteti i Premier League është i lartë dhe kjo do të jetë një sfidë për të, por un e di potencialin e tij dhe kam besim te ai,”-tha Erik ten Hag.