(VIDEO) Gol në debutim i Rrahmanit, Sparta e 4 shqiptarëve siguron grupet e Champions League! Jashtë Galatasaray

28 Gusht, 11:02| Përditesimi: 28 Gusht, 11:57

  • Share

Sparta e Pragës është kualifikuar në grupet e Champions League. Skuadra çeke, pjesë e së cilës janë 4 futbollistë shqiptar mes të cilëve edhe Qazim Laçi, fitoi edhe ndeshjen e kthimit ‘play-of’ me rezultatin 2-0. Njëjtë siç ndodhi edhe një javë më parë në transfertën suedeze kundër Malmos. Për të arritur deri tek golat, të dy ekipet në Pragë humbën nga një penallti, ndërsa Haraslin zhbllokoi në minutën e 80. Në vijim rrugën e rrjetës, për të vulosur shifrat e përgjithshme në 4-0, shënoi Albion Rrahmani, sulmuesi shqiptar i Kosovës i cili debutoi në mënyrë spektakolare me ekipin e Spartës së Pragës.

Befasi e madhe ishte eliminimi i Galatasarayt. Turqit të cilët kishin për detyrë të përmbysnin humbjen 3-2 të pësuar një javë më parë në Zvicër, u mundën edhe në Stamboll nga Young Boys. Këtë herë me shifrat 0-1. Golin e vetëm e realizoi Virginius në minutën e 87.

Pjesë e 36 skuadrave më të mira të Evropës këtë sezon, duke qenë se kompeticioni i ri vjen me një formulë ndryshe, do jetë edhe Salzburgu. Pas fitores 0-2 të marrë një javë më parë në fushë neutrale kundër Dynamo Kiev, në Austri 90 minutat u mbyllën me shifrat 1-1.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?