Sport

Gol në minutat e fundit, Luftëtari shtang Skënderbeun dhe merr tre pikët

30 Mars 2019, 16:32| Përditesimi: 30 Mars 2019, 16:34

  • Share

Luftëtari ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë pasi sot ka mposhtur në limite 1-0 Skënderbeun. Skuadra gjirokastrite në takimin e zhvilluar në shtëpi arritën të dilnin të fituar ndaj korçarëve falë golit të Dungës të realizuar në minutën e 87.

Një dramë për Skënderbeun që synonte të fitonte për të synuar kupat e Europës. Megjithëse u mposhtën, ekipi i drejtuar nga Orges Shehi pati mjaft raste, madje gjatë ndeshjes goditën një herë shtyllën dhe një herë transversën.

Pas javës së 27 në Superligë Skënderbeu renditet në vendin e 4 me 37 pikë, ndërsa Luftëtari renditet në vendin e 7 me 31 pikë, 2 më shumë se Tirana e vendit të tetë që luan sot kundër Laçit.

b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?