Sulmuesi i Milanit Rafael Leao ka thyer një rekord për golin më të shpejtë në Serie A, një rekord që mbahej prej 19 vitesh.
Ai shënoi që në sekondën e 7-të gjatë takimit ndaj Sassuolos këtë të dielë.
Askush nuk kishte shënuar kaq shpejt më parë dhe rekordi në fakt është përmirësuar me një sekondë. Paolo Poggi kishte shënuar me fanellën e Piacenza kundër Fiorentina, për 8 sekonda.
Leao shënoi pas një pasimi perfekt të Hakan Çalhanoglu. Portugezi gjuajti saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Goli i Rafael Leao kundër Sassuolo-s