Florent Muslija ka mrekulluar Bundesligën 2 në Gjermani, teksa për javën e 10 të sezonit ka shënuar gol nga 54 metra për Paderbornin. Në "Deluxe Arena", Paderborni barazoi 2-2 me Saint Paulin, ndërsa sfida u hap që në minutën e tetë.
Muslija, mesfushori i Kosovës ka rrëmbyer një top në mbrojtje dhe ka goditur nga 54 metra. Sfera përfundoi në rrjetë, ndërsa 15 mijë spektatorët në stadium dhe mijëra të tjerë që e kanë ndjekur duelin nga ekrani, kanë duartrokitur futbollistin shqiptar.
25-vjeçari i mesfushës ka shënuar golin e gjashtë këtë sezon, teksa ka asistuar edhe në një rast, në 11 ndeshje.