Arsenali fitoi 5-0 kundër një ekipi me lojtarët e MLS, ligës amerikane të futbollit. Djemtë e Artetës dominuan në Uashington, teksa një supergol shënoi edhe Gabriel Jesus. Sulmuesi i 'Topçinjve' zhbllokoi ndeshjen pas vetëm pesë minutash lojë, duke befasuar portierin.
Goditja në formë "panenke" nga jashtë zone bëri që sulmuesi të dhuronte një gol për 'kornizë', duke bërë që tifozët të çoheshin në këmbë. Vlen për t'u theksuar se trajner i më të mirëve të MLS ishte Wayne Rooney, që prej kohësh drejton në SHBA.
Komento