Myrto Uzuni

Golashënues dhe kampion në Spanjë, Myrto Uzuni vlen 25 milionë euro

29 Maj 2023, 17:13| Përditesimi: 29 Maj 2023, 17:14

  • Share

Nga balta e Beratit, te vitrina e La Ligës. Kjo është përralla e Myrto Uzunit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është duke jetuar sezonin më të mirë në karrierë, teksa u shpall kampion në La Liga 2 në Spanjë me Granadën, duke siguruar sërish elitën e futbollit.

Veç saj, me 23 gola të shënuar, beratasi 27-vjeçar mori edhe trofeun e golashënuesit në La Liga 2. Tanimë sipas klauzolës së shkruar në kontratë, vlera e tij nëse ekipi do ngjitej në La Liga është 25 milionë euro. Nëse më herët Granada kërkonte vetëm 12 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin, skuadrat që kërkojnë shqiptarin do duhet të derdhin në arkat e spanjollëve plot 25 milionë euro. Me këtë vlerë, Uzuni bëhet ndër lojtarët më të shtrenjtë të Kombëtares.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?